Kuvendi
Fillimi
Kuvendi i Komunės
Fjala e Kryetarit
Profili i Kryetarit
Nėnkryetari i Komunės
Statuti

QEVERIA

Drejtoritė
Raportet
Buxheti
Projektet
Organogrami

PĖR QYTETARĖT

Historiku
Zyra e Informimit
Zyra e Prokurimit
Ofiqaria
Arkiva e Lajmeve
Kontakti
spacer
Fjala Hyrėse

















Hapja e kėsaj Ueb-faqe ėshtė njė dritare e re nė tė cilėn ju mund tė informoheni pėr tė gjitha aktivitetet, tė arriturat, por edhe pėr sfidat me tė cilat pėrballet administrata e komunės sonė.
Pėrmes kėsaj ueb faqeje, ne mundohemi tė inkurajojmė qytetarėt tė pėrcjellin dhe vlerėsojnė punėn tonė dhe njėkohėsisht tė shprehin vėrejtjet dhe sugjerimet e tyre.
Ueb-faqja e komunės, e cila pėrgatitet nga Zyrtari pėr Informim, ėshtė edhe njė urė lidhėse midis administratės komunale dhe qytetarit, si dhe njė qasje e re ku ju mund tė bėheni pjesė e proceseve nė organet vendimmarrėse nė komunėn tonė. Bashkėpunimi juaj na bėn mė tė suksesshėm!

Qitet nė diskutim publik drafti i PZHK dhe PZHU tė Kaēanikut
Zyra E Informimit mė February 05 2010 08:05:30


Qė nga dita e martė, (02.02.2010), Drejtoria e Urbanizmit e ka qit nė diskutim publik Draftin e Planit Zhvillimor Komunale dhe Planit Zhvillimor Urban tė Kaēanikut.

Kompania DataGis Consulting e kontraktuar pėr hartimin e kėtij Plani, njė ditė mė parė kishte bėrė prezantimin e Draftit parafinal, ndėrsa tani ky Draft iu ėshtė prezantuar qytetarėve pėr vėrejtje, plotėsime e sugjerime.

Njė kopje e Planit, pjesė grafike si dhe fletorja pėr vėrejtje dhe sugjerime janė tė ekspozuara pėr 60 ditė nė objektin e Shtėpisė sė Kulturės “Xh. Kurtaj” nė Kaēanik.


· Printo
Kėshilli Organizues mban takimin pėr kremtimin e Ditės sė Pavarėsisė
Zyra E Informimit mė February 05 2010 06:00:12


Kėshilli Organizues pėr kremtimin e Ditės sė Pavarėsisė, nė takimin e mbajtur sot ka prezantuar punėt e kryera si dhe ato qė duhet kryer rreth organizimit pėr kremtimin e Ditės sė Pavarėsisė.

Turneu nė futboll tė vogėl ka filluar tė martėn, mė 02.02.2010. Turneu po zhvillohet sipas dinamikės sė paraparė, ndėrsa ndeshjet finale nė tė dy konkurrencat do tė zhvillohen Ditėn e Pavarėsisė, mė 17 shkurt, nė ora 12:00, ajo nė konkurencėn e femrave dhe nė ora 13:00, ajo e meshkujve.

Pėrveē aktiviteteve tjera tė cilat janė nė fazėn e pėrgatitjes, nė Ditėn e Pavarėsisė nga ora 17:00 do tė mbahet Koncerti i madh ku do tė prezanton Ansambli i kėngėve dhe valleve “Shota” me kėngėtarėt Violeta Kukaj – Ratkoceri, Ismet Bexheti, Ismet Bogujevci, Riza Bytyqi etj.


· Printo
Grupi komunal pėr projektin LOGOS pėrcaktoi projektet pėr pėrkrahje nga LOGOS
Zyra E Informimit mė February 04 2010 08:59:49


Grupi komunal pėr Projektin Zvicėr – Kosovė Pėrkrahja pėr Qeverisje Lokale dhe Decentralizim LOGOS nė takimin e sotėm ka caktuar fushat pėr pėrkrahje, pėrkatėsisht prioritetet qė do tė mbėshteten nga LOGOS.

LOGOS sipas kritereve ndihmon komunat duke u ofruar ndihmė teknike dhe financiare nė fushat Planifikim dhe menaxhim tė burimeve dhe Administratė dhe shėrbime publike.

Nė fushėn e Planifikimit dhe menaxhimi i burimeve ėshtė propozuar njė projekt ndėrsa nė fushėn Administrata dhe shėrbimet publike janė propozuar 9 projekte.

Projekti Zvicėr-Kosovė Pėrkrahja pėr Qeverisje Lokale dhe Decentralizim LOGOS ėshtė projekt pėr Qeverisje Lokale, financuar nga Qeveria Zvicerane pėrmes Zyrės Zvicerane pėr bashkėpunim nė Kosovė SCO, ndėrsa realizohet nga Fondacioni Zviceran INTERCOOPERATION.

LOGOS qė nga 1 janar 2010 ka filluar fazėn e dytė tė projektit e cila do tė zgjasė 3 vitet tjera pėrkatėsisht 2010-2012. Projekti do tė vazhdojė punėn me komunat tė cilat mund tė jenė pėrfituese nga ky projekt. Komunat tė cilat mund tė jenė pėrfituese nga projekti janė: Kaēaniku, Hani i Elezit, Ranillug, Kllokot, Shtėrpce, Gjilan dhe Ferizaj, ndėrsa vendimi pėr pėrzgjedhjen do tė merret gjatė muajit Shkurt nė bashkėpunim me Ministrinė e Administrimit tė pushtetit Lokal, Asociacionin e Komunave tė Kosovės dhe donatorin e projektit qė ėshtė Qeveria Zvicerane.


· Printo
Kryetari, z. Zharku u takua me avokatin e popullit, z. Sami Kurteshi
Zyra E Informimit mė February 04 2010 07:26:11


Avokati i popullit, z. Sami Kurteshi, i cili shoqėrohej nga bashkėpunėtorėt, z. Isuf Sadiku, jurist i lartė nė Zyrėn regjionale nė Gjilan dhe znj. Meliha Brestovci, asistente e zyrės, sot kanė vizituar komunėn e Kaēanikun ku janė prit nga kryetari, z. Xhabir Zharku.

Nė takim kanė prezantua edhe nėnkryetari i komunės, z. Heset Loku dhe z. Vedat Dema, koordinator i Zyrės pėr tė Drejtat e Njeriut nė administratėn komunale. Avokati i popullit, z. Sami Kurteshi tha se ne po mundohemi qė tė shtrijmė bashkėpunimin tonė me tė gjitha institucionet e Kosovės nė fushėn e mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut. Ne do tė dėshironin qė shkeljet eventuale e tė drejtave tė njeriut tė zgjidhen pėrmes Zyrave pėr tė drejtat e njeriut. Kėto zyra tani mė funksionojnė qė nga viti 2007.

Kryetari i komunės, z. Xhabir Zharku, ka falėnderuar pėr vizitė z. Kurteshi ndėrsa ėshtė shprehur i gatshėm tė bashkėpunoj me institucionin qė mbron tė drejtat e njeriut.

Nga Zyra pėr tė drejtat e njeriut nuk kemi tė prezantuar ndonjė rast tė shkeljes sė tė drejtave ndėrsa rastet eventuale tw cilat janė paraqitur, janė tejkaluar pėrmes kėsaj zyre, ka thėnė kryetari, z. Zharku.


· Printo
Kryetari, z. Zharku takohet me pėrfaqėsues tė OJQ “Elita”
Zyra E Informimit mė February 02 2010 07:05:54


Kryetari i Komunės, z. Xhabir Zharku, sot nė njė takim njoftues ka takuar pėrfaqėsuesit e OJQ “Elita” me seli nė Viti, z. Ibrahim Sefedini dhe z. Emrush Azemi. Pėrfaqėsuesit e OJQ “Elita” i kanė thėnė kryetarit se kjo organizatė ėshtė partnere implementuese tė Kėshillave Komunale pėr Siguri nė Bashkėsi ndėrsa mbėshtet nga East West Menagment Institut (EWMI) , Instituti amerikan Lindje - Perėndim.

OJQ “Elita” ndihmon komunat ne funksionimin e Kėshillave Komunale pėr Siguri ndėrsa fushė veprimtarinė e saj e shtrin nė komunat Viti, Kaēanik dhe Ferizaj.

Kryetari, z. Zharku ka pėrkrah punėn e tyre ndėrsa u ka thėnė se ju mundė tė shfrytėzoni edhe radion lokale, Radio Kaēanikun pėr tė bėrė prezantime tė ndryshme dhe pėr tė trajtua ēėshtje problemore qė preokupojnė shoqėrinė tonė. Ka shumė ēėshtje tė cilat duhet trajtuar si ēėshtja e nxėnėsve tė padisiplinuar nė shkolla tė mesme, pėrdorimi i substancave narkotike, alkoolit etj. por edhe ēėshtje tjera me tė cilat do tė mundė tė merrej ky Kėshill. Kryetari, z. Zharku duke folur pėr pėrbėrjen e Kėshillave Komunale pėr Siguri nė Bashkėsi, tha se do tė ishte mė mirė sikur kėto Kėshilla tė pėrbėheshin nga anėtarė tė Kuvendit Komunal sepse ata marrin njė kompensim nga Kuvendi ndėrsa deri mė tani nuk ėshtė gjet formė e kompensimit pėr anėtarėt e kėtyre Kėshillave.

Rushan Ceka, drejtor nė Drejtorinė e Shėrbimeve Publike dhe Emergjencė dhe anėtar nė Kėshillin Komunal pėr Siguri nė Bashkėsi tha se ne do tė bėjmė njė Plan Veprimi dhe se harmonishėm sipas Udhėzimit Administrativ Nr. 08 / 2009 tė MPB – 02 / 2009 tė MAPL, do tė mbahen mbledhjet e rregullta tė kėtij Kėshilli.


· Printo
Takohet Kėshilli Organizues pėr kremtimin e Ditės sė Pavarėsisė
Zyra E Informimit mė February 02 2010 05:37:54


Kėshillin Organizues pėr kremtimin e Ditės sė Pavarėsisė, sot nė takimin e radhės tė cilin e ka udhėhequr z. Heset Loku, kryetari i Kėshillit ka debatuar pėr aktivitetet qė do tė organizohen pėr kremtimin e Ditės sė Pavarėsisė, punėt e kryera gjer mė tani si dhe ato qė duhet kryer nė ditėt nė vijim si dhe ka prezantuar aktivitet pėr ditėn e Pavarėsisė.

Aktivitetet:

- Pastrimi i ambientit,

- Stolisja e qytetit,

- Homazhe varrezave tė dėshmorėve,

- Programi festiv pėr fėmijė,

- Ekspozitė me imazhe tė Ditės sė Pavarėsisė,

- Akademi solemne,

- Koncert i madh,

- Turne nė futboll tė vogėl.

Turneu nė futboll tė vogėl do tė fillon sot, ndėrsa finalja do tė zhvillohet nė ditėn e Pavarėsisė.


· Printo
DtaGis Consulting prezanton draftin e PZHK dhe PZHU tė Kaēanikut
Zyra E Informimit mė February 01 2010 09:22:16


Nė sallėn e mbledhjeve nė objektin e administratės komunale nė Kaēanik, sot kompania DataGis Consulting ka bėrė prezantimi i Draftit tė Planit Zhvillimor Komunale dhe Planit Zhvillimor Urban tė Kaēanikut.

Nė kėtė prezantim kanė marr pjesė Grupi punues komunal, Kėshilli i ekspertėve, pėrfaqėsues tė kompanisė “Data GisConsulting” si dhe pėrfaqėsues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor.

Prezantimin e Draftit e ka bėrė z. Hasim Kryeziu, bashkėpunėtor nė kompanin DataGis Consulting.

Drafti pėrmban 5 faza:

- Profili dhe vlerėsimi i gjendjes ekzistuese,

- Vizioni, Parimet dhe Caqet,

- Korniza e Zhvillimit Hapėsinor,

- Strategjia dhe veprimet pėr zbatim dhe

- Dispozitat pėr zbatim.

Nėnkryetari i komunės, z. Heset Loku ka pėrshėndetur kompaninė pėr punėn e bėrė ndėrsa ka bėrė disa vėrejtje qė sipas tij duhet tė pėrmirėsohen. Ai pati vėrejtje nė pėrdorimin e disa termave si psh Kuvendi i Komunės ndėrsa duhet tė jetė Komuna e Kaēanikut, pastaj pėrmenden Bashkėsitė Lokale qė tani mė nuk ekzistojnė pastaj tė zėvendėsohet emėrtimi Asamble komunale me atė Kuvendi i Komunės si dhe disa vėrejtje tjera.

Suzana Goranci, nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapėsinor pati vėrejtje nė atė se kompania ėshtė fokusuar shumė nė fazėn e parė, Profilin.

Shpend Agaj nga Instituti pėr Planifikim dhe Hulumtim nė MMPH tha se ky ėshtė njė plan i mirė dhe nuk shumė vėrejtje ndėrsa sa i pėrket fazės sė Profilit ai pati mendimin se elementet e prezantuara janė nė harmoni me detyrėn projektuese e cila i kėrkon kėto tė dhėna.

Nė debat murėn pjesė edhe Skender Kuka dhe Qamil Stagova nga Grupi i ekspertėve si dhe Zekirja Koxha, Avni Krasniqi e Bujar Dullovi nga Grupet punuese tė cilėt prezantuan vėrejtjet e tyre.

Drafti i Planit Zhvillimor Komunal dhe Planit Zhvillimor Urban qė nga nesėr, e martė (02.02.2010) do tė jetė nė diskutim publik pėr qytetarėt pėr 60 ditė.

Njė kopje e Planit si dhe fletorja pėr vėrejtje dhe sugjerime do tė jenė nė objektin e Shtėpisė sė kulturės “Xh. Kurtaj” nė Kaēanik.


· Printo
Mbahet Manifestimi “Flaka e Janarit 2010”
Zyra E Informimit mė January 30 2010 08:16:08


Tė premten pasdite nė Shtėpinė e Kulturės “Xheladin Kurtaj” nė Kaēanik u mbajt manifestimi “Flaka e Janarit 2010”, kushtuar dėshmorėve Jusuf e Bardhosh Gėrvalla, Kadri Zeka, si dhe Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Kryetari i Komunės, z. Xhabir Zharku, me kėtė rast, nė fjalėn e tij ka thėnė se ėshtė vėshtirė tė flasėsh pėr veprėn madhore tė vėllezėrve Gėrvalla, e cila brumosi shumė tė rinj me idealin atdhetar. Kėta martirė bėnė organizimet e ndryshme duke bashkuar popullin shqiptar nė diasporė, pėr tė qenė njė zė i fuqishėm kundėr regjimit shtypės serbo-sllav dhe duke sensibilizuar opinionin ndėrkombėtar pėr atė qė po ndodhte nė Kosovė, ndėrkaq duke folur pėr veprėn heroike tė dėshmorėve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, kryetari z. Zharku theksoi se kėta martirė me guximin e tyre u bėnė bėrthamė e gueriles shqiptare qė mė vonė do tė triumfonte me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės.

Manifestimi “Flaka e Janarit 2010” u pėrshkua edhe me njė program kulturo artistik dhe kėngė nga repertori i Jusuf Gėrvallės, ndėrsa u shfaq edhe drama e Jusuf Gėrvallės e titulluar “Procesi”, ku pėrshkruhen procese gjyqėsore qė u montoheshin patriotėve e atdhetarėve shqiptarė nga policia dhe gjykata serbe e instaluar nė Kosovė.


· Printo
Pėrurohet objekti i ri i shkollės fillore ne fshatin Shtrazė
Zyra E Informimit mė January 29 2010 13:31:19


Nė fshatin Shtrazė, sot nė prani tė strukturave udhėheqėse komunale, pėrfaqėsuesve tė shoqatės italiane ALPO, banorėve tė fshatit Shtrazė nxėnėsve e arsimtarėve dhe shumė mysafirėve tė tjerė u bė pėrurimi i objektit tė ri shkollor bashkėfinancuar nga Shoqata italiane Associazione Alleviare la Poverta Onlus (ALPO), Komunės sė Kaēanikut dhe Komunitetit tė fshatit Shtrazė si dhe MASHT-it qė ka siguruar inventarin shkollor.

Shiritin pėrurues e kanė bashkė prerė kryetari i Komunės, z. Xhabir Zharku, pėrfaqėsuesi i shoqatės italiane ALPO, pėrfaqėsuesi i MASHT-it, z. Osman Shahini, drejtori i shkollės, z. Isa Rexha dhe Administratori i fshatit Shtrazė, z. Mustafė Lika.

Me kėtė rast kryetari, z. Zharku ka falėnderuar miqtė Italian pėr ndihmėn e ofruar pėr ndėrtimin e shkollės, ndėrsa ka thėnė se miqtė tanė ndihmuan edhe nė ndėrtimin e shtėpive e shumė shkollave, ambulancave etj. Falė ndihmės suaj kėta fėmijė qė nga sot nuk do tė udhėtojnė me kilometra tė tėra, tani e kanė shkollėn e tyre kėtu.

Kryetari z. Zharku duke falėnderuar miqtė italian pėr ndėrtimin e shkollės si dhe pėr ndihmėn e ofruar vite mė parė pėr ndėrtimin e ambulancės shėndetėsore nė kėtė fshat, ata i nderoi me njė plaket me emblemėn e Komunės sė Kaēanikut.

Nė emėr tė ministrit pėr Arsim, z. Enver Hoxhaj, ka pėrshėndetur z. Osman Shahini duke shpreh bindjen e tij se ky kontribut i miqve tanė Italian do tė ēmohet nga nxėnėsit, arsimtarėt dhe banorėt e fshatit Shtrazė.

Pėrfaqėsues tė shoqatės italiane ALPO duke shpreh kėnaqėsinė pėr realizimin e kėtij projekti u shprehėn se pėr tu bėrė kjo punė nuk ishte edhe aq lehtė. Ata u shprehėn tė gatshėm se do vazhdojnė tė ndihmojnė vendin tonė.

Nė kėtė manifestim pėrurues ka fol edhe drejtori i Shkollės Fillore “Dituria” nė Ivajė, z. Isa Rexha si dhe Administratori i fshatit Shtrazė, z. Mustafė Lika. Z. Lika, nė emėr tė fshatit Shtrazė ka nderuar me Mirėnjohje pėrfaqėsuesit e shoqatės ALPO si dhe tė tjerė qė kontribuuan nė ndėrtimin e shkollės.

Shkolla fillore nė Shtrazė ėshtė paralele e ndarė e shkollės sė Ivajės ndėrsa ka afro 60 nxėnės nga klasa e parė deri ėn tė shtatėn.

Pėr ndėrtimin e shkollės, Komuna e Kaēanikut ka investuar 20 mijė euro nga buxheti i komunės.


· Printo
Kryetari i Komunės, z. Zharku vizitoi QEAP “Agimi”
Zyra E Informimit mė January 28 2010 08:01:27


Kryetari i Komunės, z. Xhabir Zharku, sot ka vizituar Qendrėn e Edukimit dhe Arsimimit Parashkollor ”Agimi” nė Kaēanik, pasi qė paraprakisht pati njė takim me disa nėna tė cilat shprehėn shqetėsimin e tyre pėr qėndrimin e fėmijėve tė tyre nė kushte jo tė mira nė kėtė institucion.

Kryetari, z. Zharku ka kontaktua personelin e kėtij institucioni ndėrsa nga ajo ēfarė ka parė, ka konstatuar se nė kėtė qendėr tė edukimit ka vend pėr pėrmirėsime por nė realitet gjendja ėshtė e mirė, prandaj shqetėsimet e nėnave ishin tė paqėndrueshme.


· Printo
Kuvendi i Komunės mbajti mbledhjen e parė tė rregullt
Zyra E Informimit mė January 27 2010 08:19:46


Kuvendi i komunės, sot ka mbajt mbledhjen e parė tė rregullt pėr vitin 2010 tė cilėn e ka udhėhequr z. Xhelal Gashi, kryesues i Kuvendit ndėrsa ka marr pjesė edhe kryetari i Komunės, z. Xhabir Zharku.

Kryetari i Komunės, z. Xhabir Zharku, nė fillim tė takimit njoftoi anėtarėt e Kuvendit me Vendimin e tij pėr emėrimin e drejtorėve tė drejtorive.

Misim Sopa ėshtė emėrua drejtor i Drejtorisė pėr Shėndetėsi dhe Mirėqenie Sociale, Fikri Vėrbani, drejtor nė Drejtorinė pėr Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Azem Guri, drejtor nė Drejtorinė pėr Arsim e Kulturė, Rushan Ceka, drejtor nė drejtorinė e Emergjencės dhe Shėrbimeve Publike, Bekim Troni, drejtor nė drejtorinė e Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes sė Mjedisit, Nuhi Provoliu, drejtor nė Drejtorinė e Bujqėsisė, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisė dhe Jeton Topalli, drejtor nė Drejtorinė e Administratės sė Pėrgjithshme.

Kuvendi i Komunės duke debatuar pėr pikėn e parė tė rendit tė ditės, miratoi Propozim Vendimin pėr planifikimin e mbledhjeve tė Kuvendit duke u bazuar nė Ligjin pėr Vetėqeverisjen lokale dhe Statutit tė Komunės ku sipas kėtij Propozim Vendimi, Kuvendi gjatė vitit 2010 do tė mban minimum 10 mbledhje tė rregullta ndėrsa mundė tė mbajė edhe mbledhje tjera tė rregullta mė shumė se minimumi i paraparė.

Kuvendi nė vazhdim tė seancės ka marr vendim pėr formimin e Komitetit pėr Politik e Financa prej 7 anėtarėve:

Xhelal Gashi, kryesues i Kuvendit (PDK), Zekirja Loku, (PDK), Arbnora Sallahu, (PDK), Kemal Murseli (PDK), Shukri Luta (AAK), Shyqeri Luzha (AAK) dhe Daut Rudi (LDK). Kuvendi po ashtu nė seancėn e sotme ka marr vendim dhe ka formuar edhe Komitetin pėr Komunitete prej 5 anėtarėsh, 3 anėtarė nga pėrbėrja e Kuvendit tė Komunės dhe 2 anėtarė nga Shoqėria Civile.

Komitetin pėr Komuniteti do ta pėrbėjnė Rami Ēaka (AAK), Ibrahim Hoxha (LDK), Sherife Troni (AKR) dhe do tė plotėsohet edhe me dy anėtarė nga Shoqėria Civile. Nė seancėn e sotme Kuvendi i komunės ka miratuar edhe Programin e Punės se Ekzekutivit tė Komunės pėr vitin 2010.


· Printo
Faqja 1 Prej 26 1 2 3 4 > >>
Informacionet e fundit
Njoftim pėr aktivitet
Njoftim pėr pronarėt...
Njoftim
Njoftim pėr aktivitet
Njoftim pėr mbledhje...
spacer
Foto e Ditės

spacer